Karafil Shena (1956). Aktor. Lindi në Sarandë, më 19 mars. Mbaroi shkollën e mesme të Kulturës në vitin 1976 dhe më pas një stazhi pune në minierën e kripës Sarandë.
Hyri në Institutin e Lartë të Arteve (dega e dra mës), të cilin e mbaroi në vitin 1981.
Karafil Shena është një emër i njohur i kinematografisë shqiptare, sidomos të para viteve ’90-të, por që herë pas here është rikthyer në shesh xhirim.
Ishte regjisori Bujar Alimani që e ktheu si protagonist në filmin e tij të parë me metrazh të gjatë “Amnistia”. Shena luan rolin e Shpëtimit, të dashurit të Elsës.
Emigroi në Greqi në vitin 1993. Interpretoi në teatrin “Neos Kosmos” në dramën dygjuhëshe (greqisht-shqip) Emigrantët të polakut Mrozhek, rolin e intelektualit. Është aktivizuar në shfaqje të tjera të teatrove greke.