Mehdi Malkaj ka lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliajt dhe këtë vit ka festuar 71-vjetorin e lindjes.
Malkaj ka qenë një nga aktorët më këmbëngulës në protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ishte ai që preku gjithë shqiptarët me sytë me lot kur TK u hodh në tokë.
Aktrimi i tij bie ne sy per perdorimin e elementeve te bufonades, te burleskut, gjithashtu edhe per mbajtjen e nje linje realiste, net e cilen fiton perparesi te sjellurit dhe pershtatshmeria ndaj tipit a karakterit qe interpreton.
Rrjedh nga nje familje qe kane patur lidhje me artin , babai që këndonte shumë mire, xhaxhai që luante në skenë si aktor dhe i binte baterisë (gjithmonë si amator), po ashtu edhe vëllain e madh që bëri të njëjtën gjë.
Nga ata rrjedh edhe Mehdiu që nga shofer u be nje aktor i dashur me shume i njohur ne zhanrin e komedise . Ai qe i ri kishte si dhunti humorin dhe per kete behet koshient qe te arsimohej ne kete drejtim .