Konsumonì kete leng për të parandaluar humbjen e flokëve, mos harxhonì para duke perdorur

Për rritjen e flokëve të shëndetshme, janë të nevojshëm një shumëllojshmëri ushqyesish, duke përfshirë edhe vitaminat A, C, E, B5, B6 dhe B12, si dhe hekur, zink, proteina, acide yndyrore esenciale, silicë, squfur dhe germanium.

Kur vjen puna për produktet e flokëve, ka shumë, por ato janë shumë të shtrenjta.

Mundohuni të keni flokë të shëndetshme me mënyra të natyrshme. Ushqimi i duhur mund të jetë përgjigje për shumë probleme shëndetësore.

Këtu janë disa ushqime që duhet të konsumoni për të parandaluar humbjen e flokëve.

Veza: është e pasur me proteina, të cilat janë përbërësit kryesor për flokë të shëndetshëm. Gjithashtu vezët kanë vitaminën B, e cila kontrollon humbjen e flokëve.

Fasule: janë të pasura me kalori, proteina, fibra, vitaminën B, vitaminën C, zink dhe minerale, të cilat janë thelbësore për rritjen e flokëve. Fasulet përmbajnë edhe një sasi të mirë të hekurit, që është i nevojshëm për të parandaluar rënien e flokëve.

Spinaq: ky perim jeshil është një burim i mirë i vitaminave B, C dhe E, kalium, kalcium, hekur, magnez dhe omega-3 yndyrna të pangopura, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e flokëve.

Ju mund të pini një gotë me lëng spinaqi, mund të përgatisni supë spinaqi, apo ta konsumoni të përzier me zarzavate të tjera. Krahas spinaqit, duhet gjithashtu të hani perime të tjera të gjelbra, si brokoli, lakër për të parandaluar rënien e flokëve.

Karota: përmban një sasi të mirë të beta-karoten, një lëndë ushqyese e rëndësishme që ju siguron flokë të shëndetshëm. Gjithashtu, vitamina A, e pranishme në karota, ndihmon në prodhimin e proteinave të shëndetshme për lëkurën e kokës.

Burimi: topnaturaltips.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *