Kjo recetë me karrota do të rigjenerojë strukturën e flokëve, nga rrënjët dhe deri tek majat e dëmtuara.
Problemi i rrënjëve të dobëta të flokëve dhe humbja e tyre nuk është e pazakontë.
Produktet që ndodhen në treg nuk ju garantojnë mbrojtje maksimale, por, si për çdo gjë tjetër, zgjidhja më e mirë për këtë problem ofrohet nga natyra!
Mjekja ruse Tatjana Aleksandrovich Konovalov zbuloi një recetë për një maskë të thjeshtë për forcimin e rrënjëve të flokëve.
Kjo maskë forcon strukturën e rrënjëve të flokëve dhe ndalon dobësimin e tyre. Për të përfituar këtë maskë do t’ju duhet vetëm një përbërës – karrota!
Karrota është burim shumë i mirë i vitaminës A dhe B. Karrotat janë përgjegjës jo vetëm për një vizion të mirë, por ndikojnë shumë edhe në shëndetin e lëkurës së kokës, e cila është vendimtare për flokë të shëndetshëm.
Ushqyesit që ndodhen në karrota ndihmojnë shumë në formimin e qelizave të reja.
Përgatitja e kësaj maske është gjithashtu shumë e thjeshtë: Gri ni imët disa karrota të freskëta, organike dhe vendosini në rrënjët e flokëve.
Mbajini 15 minuta dhe lani flokët si zakonisht.
Në fillim, aplikojeni këtë maskë sa herë që lani flokët, pasi të vini re përmirësime aplikojeni këtë maskë 1 herë në muaj.
Burimi: www.topnaturaltips.com/