Mëlçia është organ mi ste rioz. Ajo nuk jep shenja të sëmundjeve deri kur në brendësi të jetë krijuar ndonjë problem serioz.
Kujdesi ndaj këtij organi është investim për jetën.
I ftuar në “News 24” specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja, tha se kur mëlçia shfaq shqetësime, atëherë aty prej kohësh ka përparuar një sëm undje e cila në shenjat që shfaq është vetëm maja e ajsbergut.
“Si gjëndra më e madhe, shërben në ruatjen e rruazave të kuqe të gjakut.
Mëlçia jep disa shenja të dukshme që njeriu duhet t’i analizojë me veten”, -thotë Merja duke shtuar së nëse hamë ushqime jo të shëndetshme, mëlçia ngarkon punën e saj.
Ai ngre shqetësimin e ngrënies në orët e vona të natës, pak para se të flemë pasi kjo ndikon në dhja mosje dhe zmadhim të mëlçisë e cila nuk do mund të përballojë më pas funksionet e saj.
“Në fillim, duhet të kontrollojmë gjuhën për myk, nëse jo, atëherë duhet të dyshojmë te mëlçia.”
Të tjera shenja të sëm undjeve të mundshme në mëlçi janë: lodhje e vazhdueshme, këputje trupi dhe he ma toma, po ashtu fryrja e duarve dëshmon për probleme të cila tregojnë për një mëlçi që nuk funksionin në rregull, por edhe veshka që kanë ulur rendimentin e tyre.
Në analiza të specifikuara kërkohen provat e heparit, kontroll i libidogramës për të parë vlerat e kolesterolit dhe eko për detaje.
Mënyrat për mbrojtjen e mëlçisë janë të shumta.
Merja këshillon përdorimin e lakrave të egra si çikoret, lëpjetat dhe qumështoren.
Sipas tij të nevojshme janë arrat, 4-5 korra në ditë, 1-2 lugë kafeje kurkumë. Këto rigjenerojnë qelizat, duke mos harruar edhe uthullën e mollës së eg ër.
Gjatë natës nuk duhet ta ngarkojmë këtë organ, madje me kujdes gjatë ditës mund të pimë çaj lule tambëlgja ku që bën detoksin e mëlçisë e cila shpesh është e ngarkuar me helme.
Gjethet e tambëlgja kut i ziejmë dhe i pimë gjatë ditës deri sa të arrijmë parametrat normale të gja kut.
“Nuk duhet të kursejmë frutat e eg ra, molla e eg ër, dëllinja, murrizi i egër shkrijnë kolesterolin.
Duhet të na shkojë mendja tëk karotat, rrepat e kuqe e të bardha”,-shton Merja duke na kujtuar se mëlçia si organ jeton edhe 600 vite, varet si ne e trajtojmë atë.