Shumica e njerëzve e di që higjiena e mirë orale do të thotë larje e dhëmbëve me furçë dhe përdorimi i perit të dhëmbëve, mirëpo si ia bëni me gjuhën?
Era e pakëndshme nga goja, në gjuhën mjekësore quhet halitozë, problem me të cilin secili nga ne është përballur të paktën disa herë në jetë.
Me siguri ka patur një moment kur e keni ndier enën e keqe me veten ose kur keni takuar njerëz të tjerë.
Në shumicën e rasteve është rezultat i higjienës së keqe të gojës dhe zgavrës së gojës, mirëpo mund të jetë shenjë edhe e disa problemeve të tjera shëndetësore.
Goja është vendi i grumbullimit të baktereve të mira dhe të këqija. Ato nuk grumbullohen vetëm në dhëmbë, por edhe në gjuhë.
Bakteret e këqija, posaçërisht Helicobacter Pylori, janë ndër shkaktarët kryesorë të erës së keqe. Pylori kryesisht jeton në gjuhë, prandaj çdo ditë kur i lani dhëmbët, furçën kalojeni edhe mbi gjuhë. Nëse keni mundësi, dhëmbët lajini dy deri tri herë në ditë.
Duke pasur parasysh që bakteret shumohen kur goja është e thatë, këshillë tjetër për erën e keqe është pirja e sa më shumë lëngjeve. Nëse as pastrimi i dhëmbëve e as i gjuhës nuk ndihmojnë, koha është të shkoni te mjeku.
Shkaktari i erës së keqe, në të vërtetë, mund të gjendet edhe në rrugët e frymëmarrjes apo në stomak.