Edhe gjatë këtij muajit të nxehtë të verës, emisioni “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” do të vazhdojë t’u gjendet pranë qytetarëve.
Ata do të vijojnë të shprehin shqetësimet e tyre çdo mëngjes nga e hëna në të premte.
Këtë të mërkurë, një qytetar ka bërë një apel për rininë shqiptare, e cila sipas tij, është transformuar, pasi i ka humbur dëshira për të ardhmen.
Ai thekson se rini ka degraduar, pasi nuk lexon as dhe një libër.
“Mirëmëngjesi Zoti Bashkim! Situata është e zezë në Shqipëri. Shumë e zezë. Shikoj një rini që i ka humbur buzëqeshja, një rini që është transformuar komplet.
I ka humbur dëshira për të ardhmen. Një rini që kalon atje dhe nuk futet në bibliotekë më. Një rini shumë e degraduar. Një rini e djegur, që nuk lexon një libër.
Ça rinie është kjo? Shoqëria shqiptare është drejt degradimit. Shoqëria shqiptare ka mbaruar. Një shoqëri e pa fe, që nuk ka besim te Zoti, ateiste.
Një shoqëri kriminale, që stimulohet krimineli, imorali, jo i ndershmi. Këto janë pasojat e komunizmit, 80 vjet kanë jetuar këtu vetëm këlyshët dhe bijtë e komunistëve”, u shpreh qytetari./abcnews.al