Sìpas mjekeve: Kjo eshte arsyeja perse duhet te hìqnì tostìn nga dìeta juaj

Tosti është një nga ushqimet më të konsumuara, sidomos për darkë.

Kjo për arsye se përgatitja e tij është shumë e thjeshtë, kërkon vetëm pak minuta dhe është shumë i shijshëm.

Por, mjekët kanë rekomanduar që këtë ushqim ta heqim menjëherë nga dieta jonë për shkak të përbërësve të tij.

Sallami ose proshuta që futet në tost kanë vetëm 50-60% mish, me pjesën tjetër të përbërësve të shtuar që dëmtojnë organizmin tonë.

Idealja, sipas nutricionistëve, është që proshuta ose sallami të ketë të paktën 85% përbërje mishi. Edhe pse gjëja më e mirë do të ishte 100%.

Përbërësi tjetër: djathi. Shumë prej djathrave të përdorur për të bërë tost kanë një cilësi që është vite dritë larg nga djathi i mirë.

Djathi i tostit mund të përmbajë vajra të rafinuar ose përbërës të shtuar, që e bëjnë atë ultra të përpunuar.

Nëse dëshironi të siguroheni që djathi që blini është i mirë, thjesht shikoni etiketën dhe sigurohuni të ketë vetëm 4 përbërës: qumësht, kripë, fermente laktike dhe mullëz. Sa më shumë të zgjatet lista e përbërësve, aq më keq për organizmin tonë./living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *