Ky eshte perberesì qe duhet me patjeter te lanì sallaten jeshìle para konsumìmìt

Si duhet larë sallata jeshile të cilën e konsumojmë aq shumë?

Instituti zooprofilaktik i Venecias, me një kërkim të kryer në një kampion prej 300 familjesh, zbuloi se 18% e konsumatorëve nuk i lante as frutat as perimet.

Është një gabim shumë i madh, sidomos për sa i përket sallatës jeshile e cila lahet lehtësisht duke ndjekur këto 5 këshilla:

Ujë i vakët. Temperatura e ujit për shpëlarjen e gjetheve të sallatës, pasi t’i pritet maja duhet të jetë e vakët.

Merrni një tas të madh dhe hidhni dy lugë kafeje sodë buke në të. Është më efikase se uthulla dhe nuk lëshon shije: është një produkt i shkëlqyer edhe për të të pastruar frigoriferin.

Lënia në ujë. Sallata duhet lënë në ujë me sodë për jo më shumë se 15-20 minuta. Më pas fërkojini gjethet me dorë dhe shpëlajini mirë. Hiqni gjethet e errëta ose të ngjitura.

Mos përdorni klor. Është një zgjidhje e ekzagjeruar, e kotë dhe e kushtueshme. Përveç të tjerash, klori ndryshon edhe shijen e sallatës.

Lajeni vetëm para se ta konsumoni. Sallata duhet larë në momentin që duhet ngrënë: në frigorifer nuk ruhet mirë pas larjes.

Për tharjen. Për tharjen mund të përdorni kullojësen e makaronave ose letër kuzhine. Mjaftojnë disa minuta që sallata të jetë gati në tryezë./living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *