Deri pasditen e sotme moti do të vijojë me vranësira, ndërsa mbrëmja pritet të sjellë përmirësim të kushteve meteorologjike.
Në një lidhje live përmes skype për News24, sinoptikani i “Meteoalb”, Hakil Osmani tha se e shtuna do të ketë një mot të qëndrueshëm, ndërsa të dielën do të rikthehen reshjet.
“Në zonat malore do të ketë dhe reshje bore. Ndërsa në mbrëmje pritet përmirësim i motit.
Të shtunë do të këtë mot të qëndrueshëm dhe të dielën rikthehet shiu.
Sa i përket temperaturave të ajrit, këtë javë kanë pësuar ulje. Ditën e sotme temperaturat do të shkojnë deri në 20 gradë celsius, ndërsa nesër do të ketë rritje më shumë”, tha ai.