Pema e avokados është një bimë jo shumë e njohur për kultivim në vendin tonë.
Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund ta provojmë ta mbjellim një në shtëpi, e pse jo të mund të provojmë frutat e saj.
Në këtë artikull po ju tregojmë një proces se si ta realizoni:
Fillimisht merrni një gotë me ujë të freskët, më pas merrni bërthamën e avokados dhe në tre anët e saj duhet të ngulisni nga një shkop druri të vogël në mënyrë që vetëm gjysma fundore e bërthamës të jetë vazhdimisht në ujë derisa të lëshojë rrënjët, ndërsa gjysma e sipërme të jetë mbi ujë.
Përgatituni që të shtoni sasinë e ujit në gotë sa herë që shihni se ai pakësohet. Ndërrojeni ujin herë pas here që të jetë i pastër.
Ky proces zakonisht zgjat 3 deri në 5 javë dhe më pas mund ta mbillni në një vazo me dhe.
Sa i përket ujitjes duhet ta shihni sa që dheu është i thatë.
Nëse avokadon e keni ujitur më shumë se sa duhet atëherë ngjyra e gjetheve të saj do të jetë e zverdhur ndaj nuk duhet ta ujisni më shumë, nëse ka mungesë lagështie atëherë majat e gjetheve bëhen në ngjyra kafe të thara.
Shpresojmë që ta provoni!