Përbërësit
3-4 spec i kuq , 3-4 spec jeshil (ose të verdhë)
2-3 thelpi hudhër
pak uthull, vaj ulliri, kripë
Përgatitja :
1. I lajmë dhe i pastrojmë specat nga farat. I presim në forma rrethore dhe i kavardisim shumë pak në një tigan me vaj ulliri.
2. E grijmë hudhrën në rende dhe e shtojmë te specat.
I spërkasim me kripë dhe uthull dhe i mbulojmë me kapak që të zbuten për pak minuta.
3. Është si një sallatë e shijshme që të hap oreksin.