Categories
Uncategorized

Muharrem Hoxha pas humbjes se gruas: Fle me televizor ndezur se nuk dua të jem vetëm

Në një interviste te fundit tek programi i mengjesit, një moment aktori i mirënjohur, Muharrem Hoxha eshte prekur dhe me lot në sy ka folur për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij dhe se si po e përjeton tani.

Hoxha tha se bashkëshortja ndërroi jetë nga Covid-19 dhe largimi i saj e ka vrarë shumë.

“Kam qenë në Pogradec kur ra pandemia. Atje kam jetuar për tre vite, lëvizja herë pas here, por karantina më zuri atje.

Bashkëshortja ndërroi jetë nga Covidi. Muajin tjetër bën tre vjet. Më ka vrarë jashtë mase.

Mbas fëmijëve në këtë moshë, ajo nuk zëvendësohet kurrë.

Fle me televizor ndezur se nuk dua të jem vetëm. Shoh vetëm sport dhe filma. Kam qenë keq, me psikolog.

Shkoja shpesh në Pogradec, sepse çdo gjë në shtëpi ishte me dorën e saj dhe doja të dilja, të ndërroja ambient”, u shpreh i prekur aktori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *