Categories
Uncategorized

Del shifra se sa para fitoi Kombetarja ne Euro2024

Gazetari Endi Tufa, ka zbuluar shifrat që ka përfituar kombëtarja në këtë Europian.

Sipas tij përfitimi është më shumë se 9 milionë.

Por përfitimet, Tufa tha se ndahen, ku 40% e tyre janë shpërblime për futbollistët e kombëtares në Euro2024.

Ndër të tjera ai foli edhe për skuadrën që mban vendin e parë, sa i përket fitimeve.

“Fitimet e Europianit i kryeson Spanja. Ajo ka kapur shifrat gati në 17 milionë euro. Kjo sepse është e vetmja që ka rezultate maksimale. Për sa i përket kombëtares, ajo ka përfituar 500 mijë euro plus, vetëm për barazimin që mori me Kroacinë, ndërkohë kanë pasur edhe 9.25 milionë nga kualifikimi në Euro2024. Këto para i mer federata, 40% janë shpërblimet e futbollistëve”, tha Tufa.