Categories
Uncategorized

Prek kryesisht njerëzit nga 11 deri në 45 vjeç: 5 nga trajtimet duke filluar nga uji i detit me kastravec

Psoriaza (psoriasis) është një sëmundje që shfaqet në lëkurë në formën e pllakave të skuqura të ngritura (pllakat psoriatike).

Kjo sëmundje prek kryesisht njerëzit nga 11 deri në 45 vjeç.

Mund të zhvillohet në çdo pjesë të trupit, kryesisht në gjunjë, në skalpin e kokës, duar, brryla dhe rrëzë pjesës së mbrapme të qafës.

Përveç trajtimit farmakologjik, ju mund ta qetësoni atë me anë të disa produkteve natyrale që i gjeni fare lehtë

Maskë me bazë avokadoje dhe lule kamomili

Acidet yndyrore të avokados arrijnë të hidratojnë lëkurën e prekur nga psoriaza. Kurse lulja e kamomilit ka veti anti-bakteriale dhe qetësuese.

Kaloni në frulator tulin e një avokadoje të pjekur dhe 30 gramë lule kamomili. Më pas aplikoni maskën në lëkurë dhe mbajeni 30-40 minuta. 3.Uthulla e mollës

Xheli i aloe verës

Bima e aloe verës përmban kristalinë xhelatinoze që ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe hidratuese.

Bashkoni 2 lugë xhel aloe vera dhe 1 luge vaj të arrës së kokosit. Punojini me dorë derisa të krijohet një masë homogjene.

Më pas vendoseni në zonat ku është shfaqur psoriaza dhe mos e fshini deris atë përthithet plotësisht nga lëkura.

Vaj lini

Vaji i linit ka veti antiseptike dhe antibiotike të cilat janë shumë të dobishme për lëkurën.

Për këtë recetë ju duhen 100 ml vaj ulliri dhe 100 ml vaj lini. Ngrohni paralelisht në banjomari të dy vajërat dhe më pas bashkojini.

Masën hidheni në një kontenitor të errët pasi duhet të rri mbyllur për 1 javë. Pas një jave filtroni vajërat dhe aplikojeni mbi lëkurë.

Ujë deti

Një ndër metodat më të thjeshta, e sigurisht më ekonomike për trajtimin e psoriazës është të pastroheni me ujë deti.

Ky i fundit është i pasur me veti antiseptike dhe alkaline që qetësojnë irritimet e lëkurës.

Ndaj herës tjetër që do të shkoni në plazh, mbushni ndonjë shishe me ujë të kripur pasi mund t’ju shërbejë në të ardhmen.

Argjilë dhe kastravec

Kombinimi i argjilës dhe kastravecin është mrekullibërës kur bëhet fjalë për të trajtuar psoriazën.

Argjila redukton inflamacionin, eliminon toksina nga lëkura si dhe e ushqen atë me minerale të shumta, sakaq kastraveci është i pasur me vitamina A, C dhe E, acide yndyrore Omega 3 dhe Omega 6, si dhe fibra të tretshme në ujë që hidratojnë lëkurën dhe i japin asaj ndjesinë e freskisë.