Categories
Uncategorized

Vlora nis reflektimin mbi çmimet, gazetari: Jane ulur çmimet e çadrave

“Vlora ka filluar të reflektojë” kështu tha gazetari Enrik Mehmeti për “Good Morning Albanians” këtë të enjte, duke treguar se tashmë disa biznese kanë ulur çmimet e çadrave dhe shezlloneve për pushuesit.

Gazetari tha se nga 1500 lekë në Livadh çadrat kanë shkuar me 500 lekë, pasi bizneset e morën mësimin duke qenë se turistët e huaj kanë qenë më të pakët e kanë zgjedhur të shkojnë në plazhet publike.

“Nga 1500 lekë çadra me dy shezllone në Livadh, dje jepej me 500 lekë.

E morën mësimin. Nuk mund të abuzohet, pasi kjo situatë është reflektim i këtyre rritjeve pa kritere e pa limit.

Kjo gjë nuk duhet të ndodh, pasi edhe në shkojmë me pushime jashtë shtetit, në shumë raste na vijnë gjëra falas.

Janë disa gjëra që turistit i shërbehet”,-tha gazetari Mehmeti.