Categories
Uncategorized

Blendi Fevziu: Nuk është propagandë kundër turizmit të thuash që plazhet publike nuk ekzitojnë në Shqipëri

Gazetari Blendi Fevziu përmes një videoje që ai e ka postuar në kanalin e tij në Youtube, ka bërë një analizë se kush po e saboton turizmin në Shqipëri.

Fevziu shprehet se sabotim është të mbash çmime katastrofike dhe se ata që sabotojnë turizmin shqiptar janë spekulantët e çmimeve.

Fevziu: Në gjykimin tim nuk është sabotim për turizmin të thuash se çmimet në jugun e Shqipërisë janë të larta, jo nuk është sabotim.

Sabotim është të mbash çmime katastrofike, çmime stratosferike për një numër qytetarësh shqiptarë apo të huaj të cilët nuk mund ti paguajnë ato çmime.

Ata që sabotojnë turizmin shqiptar janë spekulantët e çmimeve, ata që e blejnë një ujë 1 euro dhe e shesin 15 euro.

Ata që e blejnë 1 kg peshk të egër 40 euro dhe e shesin 200 euro.

Spekulantë të cilët shesin shezllonët nga 1 mijë euro kabanat apo nga 100 euro shezllonët.

Pra nuk është propagandë kundër turizmit të thuash që shezllonët janë shtrenjtë.

Propagandë kundër turizmit në Shqipëri është të mbash çmime të tilla të çmendura të shezlloneve duke krijuar përshtypjen tek të huajt që ky vend nuk është realist dhe që këta njerëz duan të nxjerrin fitimet brenda vitit për gjithë sezonin turistik.

Nuk është propagandë kundër turizmit të thuash që plazhet publike nuk ekzitojnë në Shqipëri dhe janë zënë gjithandej me shezllone.