Categories
Uncategorized

Dy mënyra gatimi të bamjeve qe do tju shijojne pa mase

Ju kujtojmë që bamjet janë në ditët e fundit!

Ata që kanë mundësi e hapësirë në pjesën ngrirëse të frigoriferit, të blejnë pak më tepër, t’i pastrojnë dhe t’i ruajnë për t’i përdorur gjatë dimrit. Po ju sjellim dy mënyra gatimi të tyre!

Përbërësit për 4-5 persona:

• 1 kg bamje

• 2 filxhanë kafeje vaj ulliri

• 1 spec të kuq

• 2 kokrra qepë të kuqe

• 5 kokrra domate

• kripë, piper, majdanoz

• 2 thelpinj hudhër

• Nëse doni mund ta bëni edhe me lëng mishi dhe për këtë rast ju duhen 4-5 copa të vogla mish viçi (ose sasia që jeni mësuar të konsumoni)

Përgatitja:

Bamjet qërohen duke u prerë bishtin në formë konike, në mënyrë që të mos hapen vrimat dhe të mos lëshojnë lëng gjatë zierjes.

Bamjet lahen, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për 20 minuta në mënyrë që të zbutet pushi dhe të mos shkatërrohen gjatë përpunimit të nxehtë.

Pastaj shpëlahen dhe kalohen në tigan me yndyrë të nxehtë duke i hedhur pjesë-pjesë derisa të vyshken.

Prisni qepën imët dhe skuqeni bashkë me hudhrën në vajin e ullirit. Nëse keni vendosur për t’I bërë me mish shtojeni tani bashkë me bamjet. Kaurdisini pak dhe shtoni domatet, pak ujë, erëzat dhe lërini të ziejnë me kapak.

Dy mënyra jo klasike për të shijuar bamjet në kohën e

Bamje të skuqura

Pastroni mabjet siç bëni kur I bëni gati për gjellë. Bëni një brumë të hollë si ai për krepat por edhe pak më të hollë. Zhytini bamjet në brumë dhe kalojini në vaj të nxehtë. Shoqërojini me një salcë të ftohtë me bazë kosi./living