Të gjitha frutat dhe perimet bio janë të mira për ju, por mund të mos jeni të vetëdijshëm se disa nuk duhet të përzihen dhe konsumohen bashkë! Për shembull kastravecat dhe domatet.
Kastravecat dhe domatet janë të mrekullueshme për trupin tonë. Të dyja janë të mbushura plot me ujë, antioksidantë, lëndë ushqyese dhe vitamina.
Sidoqoftë, nuk duhet t’i përzieni ato në të njëjtën kohë!
Sipas Ayurveda, kur zgjedhim përbërës për një sallatë, duhet të dimë kohën e saktë të tretjes së përbërësve.
Përzierja e perimeve që kërkojnë më pak kohë për tretje dhe perimeve që kërkojnë më shumë kohë për tretje nuk është e mirë sepse përbërësi më i lehtë do të përfundojë të kalojë në zorrë.
Kjo do të shkaktojë fermentim të ushqimit në stomak, i cili mund të helmojë më tej të gjithë trupin.
Gjithashtu do të ngadalësojë tretjen dhe fermentimin e sheqernave dhe niseshtesë dhe nuk do të jeni në gjendje ta shijoni plotësisht vaktin tuaj.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, procesi i fermentimit mund të shkaktojë gazra, ënjtje dhe dhimbje stomaku.
Ka edhe kombinime të tjera ushqimore, përveç domateve dhe trangujve, të cilat duhet t’i shmangni patjetër. Le t’i hedhim një sy:
– Frutat pas vaktit – frutat kërkojnë shumë kohë për t’u tretur dhe nuk duhet të qëndrojnë kurrë në stomak për një periudhë të gjatë kohore.
Kur i hani ato pas një vakti, rritni shanset për refluks acidi dhe probleme të tjera të tretjes.
– Mishi dhe djathi- shmangni futjen e shumë proteinave në një vakt dhe zgjidhni vetëm një lloj proteine për vakt.
– makarona dhe djathë (dhe makarona dhe mish)- pavarësisht popullaritetit të saj, kjo përzierje duhet të shmanget pasi makaronat janë të pasura me niseshte, e cila ka një kohë tretjeje të ndryshme nga proteinat dhe vonesa do të shkaktojë fermentim dhe probleme të tjera me tretjen.
– Perime dhe djathë – kur kombinoni djathin dhe perimet, vetëm sa rrisni rrezikun e fryrjes.
– Pjepri dhe shalqiri- këto fruta janë menduar të konsumohen vetëm, jo të kombinuara me fruta të tjera.
– Banane dhe qumësht- ky kombinim ngadalëson tretjen.
– Frutat dhe kosi – edhe pse ky kombinim është një kombinim i njohur i mëngjesit, ai ngadalëson tretjen dhe dëmton florën e zorrëve.