Diten e djeshme festoi ditëlindjen kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi.
Ai mbush plot 42 vjet edhe pse kjo mund të tingëllojë epabesueshme.
Ndonëse është “zhdukur” prej kohësh nga bota e muzikës, këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen dhe të pëlqehen nga të gjithë.
Flori ka hequr të gjitha projektet nga kanali i tij zyrtar, por disa prej tyre figurojnë në kanale të ndryshme.
Të shumtë janë personat që kërkojnë me ngulm rikthimin e Florit në skenë, pasi është një prej zërave më të mirë të muzikës shqiptare ndërsa ditën e sotme të shumtë kanë qenë figurat e showbizit që i kanë uruar publikisht ditëlindjen.