Neurologu i Cleveland, Dr. Howard Tucker tregon disa zakone që e kanë bërë trupin dhe trurin e tij të qëndrojnë të shëndetshëm.
Në moshën 100-vjeçare, neurologu punon në mjekësi prej 75 vjetësh.
Rekordet botërore të Guinness e kanë emëruar atë si doktorin më të vjetër në botë që është ende në punë.
Dr.Tucker tregoi 3 këshillat e tij për jetëgjatësinë për TODAY:
1-Mos dilni në pension, të paktën sipas tij, merruni me ndonjë hobi që ju mban aktiv sepse pensioni për të është një zgjedhje e dobët
2-Vazhdoni gjithnjë të mësoni nuk ka rëndësi mosha, psh ju duhet të mësoni kompjuterin pasi gjithë bota është në të.
3-Kultivoni lumturinë në jetën tuaj:
“Duhet të jeni të lumtur në punën tuaj dhe në jetën tuaj shtëpiake, pasi jeta jetohet cdo ditë, nuk keni pse prisni vdekjen ajo është vec një ditë”.