Nëse e kemi një ditë pushtetin do ta ulim me 32 lekë të reja për litër. Menjëherë! Si? Pse?
Në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare, numri i automjeteve në fund të vitit 2022 ishte 796.438.
Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, numri i automjeteve në fund të vitit 2022 ishte 420 786.
Megjithatë konsumi i naftës dhe benzinës në Kosovë ishte 15% më i lartë se tek ne.
Pra, edhe pse ka gjysmën e makinave që përdoren në Shqipëri, edhe pse ka 1 milion banorë më pak se vendi ynë, edhe pse ka 7 herë më pak turistë se vendi ynë, edhe pse ka 2 herë më pak tokë bujqësore se vendi ynë, edhe pse nuk ka det ndërkohë që Shqipëria ka mijëra mjete detare, konsumon më shumë karburant se ne. Çudi!
Gjatë vitit 2022 sasia e importit të naftës dhe benzinës në Kosovë ishte 640 mijë ton, 83 mijë ton më shumë se në Shqipëri. Në mesataren e viteve të fundit konsumon rreth 50 000 ton më shumë.
P.s ndjesë që kam përdorur lekët e vjetra, por doja të ishe më i kuptueshëm!