Categories
Uncategorized

Si pritet te jete moti gjate 10 diteshit te pare te muajit Shtator

Një mot me stuhi të përkohshme do të na shoqërojë pasditeve të kësaj jave.

Më i rrezikuar nga rrebeshet e shiut është kryesisht gjysma lindore e territorit, por nuk priten përmbytje.

“Paraditet edhe pse do jenë në dominimin e kthjellimeve, intervaleve të gjata me diell, pasditet do jenë ato që do sjellin prezente reshjet e shiut.

Më të rrezikuara juglindja dhe verilindja, stuhi të përkohshme, por po ashtu priten edhe rrebeshe të izoluara në zonat qendrore, si Tirana, Berati, Elbasani”, thotë sinoptikani Hakil Osmani për Tv Klan.

Ndërsa vija bregdetare mbetet më e mbrojtur, pasi do kemi prezente vetëm vranësirat. Sa i përket temperaturave, ato pritet të bien duke nisur nga dita e mërkurë.

“Maksimumi përgjatë kësaj jave luhaten në vlerën rreth 35 në zonën e ulët, në vijën bregdetare 31-33.”

Fundjava dhe 10 ditëshi i parë i muajit shtator parashikohen me vranësira të shpeshta, ku herë pas herë nuk do mungojnë reshjet e izoluara.

“Mbeten të fokusuara në zonat malore dhe kryesisht në zonën e ulët. Do kemi intervale të gjata me diell, do kemi dhe temperatura të larta, që do jenë maksimale 35 apo 36.”

Të tilla temperatura për shtatorin janë rreth 8 gradë më shumë sesa vlerat normale.