Nëse i pëlqeni patatet e pjekura, përgatisni vetëm me këtë recetë duke shtuar edhe këtë përbërës.
Nuk do t’i ndani nga tryeza pasi të provoni shijen e tyre të mrekullueshme.
Qëroni patatet dhe prijini përgjysmë. Hidhini në një enë së bashku me lëngun e pulës/perimeve, shafranin dhe hudhrën. Ziejini për 12 minuta.
Kullojini dhe hidhini në një enë me ujë të ftohtë.
Më pas kullojini sërish dhe lërini mënjanë.
Hidhni vajin e ullirit në një tavë dhe vëreni në furrë të nxehet.
Më pas shtoni në të patate, spërkatini me pak kripë dhe piper. Piqini për rreth 40 minuta.