Categories
Uncategorized

Festoi ditelindjen, ja sa vjeç mbushi aktori i njohur Reshat Arbana

Ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana, festoi 85-vjetorin e lindjes.

Një jetë e tërë në shërbim të artit dhe kulturës shqiptare, ai mbetet një figurë e dashur për publikun dhe një shembull frymëzues për brezat e aktorëve.

“Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, Reshat Arbana është mishërimi i përkushtimit, talentit dhe dinjitetit në skenë e në jetë.

Urimet për shëndet dhe jetë të gjatë janë sot të pafundme për këtë ikonë që i ka dhënë zë dhe shpirt kulturës sonë kombëtare.

Nga rolet e tij të paharrueshme në kinema si Samiu tek Fije që priten (1976), Prefekti tek Gjeneral Gramafoni (1978), Isa Boletini tek Nëntori i dytë (1982), Ahmeti tek Dora e ngrohtë (1983), e deri te Dajlan Beu tek Kush vdes në këmbë (1984), Arbana mbetet i pashlyeshëm në kujtesën e artdashësve shqiptarë.

Përveç skenës dhe ekranit, ai ka qenë dhe mbetet zëri i papërsëritshëm i dhjetëra poezive, prozave dhe veprave të letërsisë shqipe e botërore – një zë që do të mbetet i gjallë edhe për brezat që vijnë.