Categories
Uncategorized

Makarona teper te shijshme dhe kremoze qe do te lumturojne familjen, ja receta

Pasta më e mirë që mund të bëni nuk kërkon orë përgatitjeje ose një listë pa fund përbërësish.

Për sa kohë që keni parmixhano dhe hudhra në kuzhinën tuaj, mund t’i përgatisni që tani. Pjesa tjetër është vetëm teknikë, të cilës mund t’i ktheheni herë pas here

Bashkimi i ujit të pastës, gjalpit dhe pastës “al dente” mbetet gjithmonë e jashtëzakoshme. Ja si t’a përgatisni:

Hidhini kripë pa kursim ujit të pastës. Do t’ju shërbejë si bazë për salcën

Copëtoni një grusht hudhra, hiqjuani lëkurën dhe vendosini në tigan me pak vaj ulliri dhe vërini në flakë mesatare. Kur të nisin të marrin ngjyrë, fikeni flakën dhe mbulojini. Do të zbuten dhe do të marrin aromë karamelizimi

Ndërsa pasta është bërë “al dente” hidhni një filxhan kafeje nga uji i pastës tek tigani me vaj dhe hudhër dhe vëreni tiganin në flakë mesatare. Kur të nisë të ziejë, hidhni disa copa gjalpë

Kalojeni pastën direkt nga ena në tigan dhe përziejini me salcën që përgatitët më parë. Shtoni piper të zi.

Kalojini në tas për servirje.

Shtoni një grusht parmexhan të grirë dhe përziejini. Shtoni një dorë tjetër me kaçkavall dhe përziejini sërish. Përsëriteni këtë proces sa ta shihni të mjaftueshme

Bonus: Doni të shtoni disa perime në pastë? Hidhni brokoli të zier në avull ose finok të pjekur, ose lulelakër në tiganin me gjalpë dhe vaj ulliri.

Doni salcë domateje? Shtoni ca domate të konservuara në vajin me hudhra dhe lërini të zihen për 5 minuta dhe më pas shtoni ujin e pastës dhe gjalpin. Basta!