Dy mjekët Skënder Brataj dhe Alfred Nona dhanë rekomandime në News24 sesi të zvogëlojmë mundësinë për arrestet kardiake.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se duhet të bëjmë kontrolle të shpeshta te mjekët, me qëllim që të parandalojmë sa më shumë arrestin kardiak.
Ai tha se edhe pasi dikush ka arrest kardiak, shtypja e gjoksit të tij mund të ndikojë që zemra të jetë akoma në jetë.
Ndërsa, mjeku Alfred Nona deklaroi se sa më shumë minuta që kalojnë nga momenti i arrestit kardiak, aq më shumë ulet mundësia që pacienti të shërohet.
Ai tha se ndihma e parë duhet dhënë sa më shpejt të jetë e mundur.
Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare: 3000 vdekje të papritura ndodhin çdo vit në Shqipëri.
Duhet që të bëjmë kontrolle të shpeshta te mjekët, sepse mund ta kemi të trashëguar.
Kur ndodh një arrest kardiak, ndihma e parë është esenciale. Është e rëndësishme përhapja e kulturës së ndihmës së parë dhe masazhit kardiak. Edhe shtypja e gjoksit mund ta mbajë zemrën në jetë.
Mjeku Alfred Nona: Arresti kardiak është pushimi i zemrës e thënë me fjalë të thjeshta. Zemra ka një aktivitet elektrik.
Ka raste që edhe kur pacienti shpëton, mund të ketë pasoja. Sa më shumë minuta kalojnë nga arresti kardiak, ulet mundësia për të shpëtuar.
Nëse pacientit i ndodh arresti kardiak në spital, mundësitë për të shpëtuar janë më të larta.