Categories
Uncategorized

Edhe sa do te vazhdojne temperaturat “verore” ne vendin tone? Meteorologu tregon detajet e motit per kete jave

Moti i qëndrueshëm do të mbizotërojë këtë javë.

Meteorologu Hakil Osmani thotë se intervalet e gjata me diell do të na shoqërojnë gjatë paraditeve ndërsa pasdite, kalime të lehta vranësirash, por s’do të ketë reshje.

Maksimumet e temperaturave do të arrijnë deri në 29 gradë në disa qarqe të vendit

“Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të kemi interval të gjata me diell gjatë paraditeve ndërsa pasditet sjellin kalime të lehta vranësirash.

Kthjellimet më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët ndërsa në zonat malore, pritet që vranësirat të jenë më prezente, por nuk priten reshje.

Orët e para të mëngjesit, ka temperatura shumë pranë vlerave normale pasi në qytetet e zonave malore, kemi temperature 8-9 gradë ndërsa në Ultësirën perëndimore luhaten nga 10-16 gradë.

Sa i përket mesditës, do të kemi maksimume 28-29 gradë në qarqet Elbasan, Berat. Po ashtu në vlera 28 gradë do të kemi maksimume në Gjirokastër, Tiranë dhe Shkodër.

Vija bregdetare do të ketë 25-27 grdë në orët e mesditës. Parametri i erës nuk do të jetë problematik pasi do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 40-45 km/orë.”, tha ai.

Edhe Kosova e Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Moti do të jetë me diell gjatë paraditeve ndërsa pasdite do të ketë shtim vranësirash, por pa reshje.