Aktorja Zamira Kita ka rrëfyer një rast të jashtëzakonshëm me pedagogun e saj Kadri Roshi, që tregon edhe dimensionin e tij të madh si njeri, jo vetëm si aktor.
“Kadri Roshin e kam patur pedagog. Një ditë që isha me dhimbje stomaku, ai doli dhe mblodhi disa petale trëndafili, m’i dha dhe me tregoi si të pergatisja një recetë për t’u kuruar”, tha Kita në një intervistë për RTSH.
“Dua të kujtoj një moment i cili më bën të emocionohem sot.
Kam pasur pedagog Kadri Roshin dhe më kujtohet që një ditë që isha e sëmurë nga stomaku me dhimbje, ai ka dalë dhe ka mbledhur disa petale trëndafili dhe më tha:
-Futi në një vazo me pak limontoz, lëri disa ditë, dhe pastaji bëji me pak ujë dhe sodë me sheqer.
Edhe do të bëhet, tha, si limonadat e asaj kohe.
Do të bëjë shumë mirë, më tha, për stomakun.
E kujtoj gjithmonë këtë moment, sa herë kam ndonjë dhimbje në bark.
Mbase nuk ishte vërtet e duhura për të qetësuar dhimbjet, por kujdesi i tij më emocionoi, u soll si një prind i dashur me mua”, ka rrëfyar aktorja e njohur.