Categories
Uncategorized

Kengetarja e njohur Merita Halili vuan nga nje semundje e cila nuk eshte e perhapur ne Shqiperi

Një prej këngëtareve më të njohura të muzikës popullore, Merita Halili ka zbuluar së fundmi se ajo vuan nga një sëmundje e quajtur ‘Lupus’.

Artistja e cila momentalisht ndodhet në Shqipëri, prej më shumë se 20 vitesh ajo është larguar me familjen e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por megjithatë nuk është ndarë prej muzikës.

E ftuar në emisionin “Explus”, Merita ka treguar se vuan nga një sëmundje shëndetësore e cila nuk është e përhapur në Shqipëri.

Ajo zbuloi se sëmundja quhet ‘Lupus’ dhe se po kujdeset duke marrë mjekimin e duhur.

Këngëtarja shtoi se nuk është një sëmundje e theksuar por përpiqet të mos ketë shumë kontakte me rrezet e diellit pasi është një problem që e ka në lëkurë.

“Është një sëmundje autoimune që quhet Lupus, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri, ndoshta në dy tre veta sepse ne kemi diell plot por ka të bëjë me imunitetin.

Akoma doktorët, rumatologjitsët sepse nuk kurohet nga dermatologët por thonë që nuk ka mundësi, unë e kam minore nuk e kam maxhore e kam në lëkurë dhe e mbaj nën kontroll me ilaçe që i përdor vazhdimisht dhe duhet të kujdesem të mos qëndroj shumë në diell”.- rrëfeu këngëtarja.