Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN ka treguar si do të jenë kushtet e motit gjatë diteve te mbetura te javes, teksa tha se këto ditë duken më shumë si një vjeshtë e vonë sesa si një dimër.
Porja tha se në javën në vijim pritet mot me vranësira, reshje shiu thuajse në të gjithë territorin dhe dëborë në lartësitë mbi 900 metra.
Ajo shtoi gjithashtu se temperaturat këtë javë do të jenë pak a shumë të njëjta, duke lëvizur përgjatë ditëve me 0.5 deri në 1 gradë celcius.
“Gjithë java vijon me vranësira të dukshme, rrebeshe shiu dhe rreshje dëbore.
Megjithatë temperaturat nuk kanë ndonjë luhatje të ndjeshme gjatë kësaj jave.
Me 0.5 apo 1 gradë nga dita në ditë. Era do të fryjë mesatare, herë pas here e fortë me drejtim jugor dhe juglindor gjatë gjithë ditës së sotme.
Dëbora do të shfaqet në lartësitë mbi 900 metër mbi nivelin e detit. Pasdite reshjet e shiut pritet të marrin formën e rrebesheve, kryesisht në zonat veriore, por edhe në zonat qëndrore.
Kjo javë më shumë i takon tipareve klimatike të një vjeshte të vonë, sesa të një dimri, përjashtuar temperaturat minimale”, tha Porja.