Categories
Uncategorized

Behgjet Pacolli: I gatshëm t’i sigurojmë shtëpi dhe punë ose pension mujor Parashqevisë

Behgjet Pacolli konfirmon edhe njëherë gjendjen e rënduar të Parashqevi Simakut, përmes kontakteve të tij dhe është zotuar ta ndihmojë përmes fondacionit që ka.

Një shtëpi në Shqipëri ose Kosovë dhe një punë ose pension mujor është ajo që mund të ofrojë fondacioni i tij për këngëtaren shqiptare.

“Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada, Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor.

Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin!”, shkruan Pacolli.