Categories
Uncategorized

Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Të dashur shqiptarë,

Dua të filloj me një falënderim të madh për gjithë ju që më keni mbështetur dhe më keni treguar dashurinë tuaj në momentin kur papritmas u shfaqa në një nga televizionet e Amerikës.

Kam mbetur e befasuar dhe pa frymë nga të gjitha komentet dhe dashurinë që më keni dhënë, si dhe nga interesimi i madh për të më ndihmuar.

Ka pasur edhe paragjykime, por është e lehtë të gjykosh kur nuk e di se çfarë ka kaluar një njeri.

Në veçanti, dua të falënderoj publikisht Elton Ilirianin, i cili më ka dhuruar aq shumë dashuri.

Do të jem mirënjohëse për gjithë jetën për atë që ka bërë, sepse nga dje më ka ndryshuar krejtësisht jetën time!

Ju premtoj publikisht që do të kthehem më fuqishëm në muzikë dhe do të këndojmë së bashku këngët e mia më të dashura!

Në fund, dua t’ju informoj se kjo është llogaria e vetme e vërtetë në Facebook që kam, dhe herë pas here do të komunikoj me ju, shqiptarët e mi.

Ju falenderoj me gjithë zemër dhe do të jem mirënjohëse deri në frymën e fundit! 🙏🏻

Ky eshte profili :

https://www.facebook.com/ParashqeviiSimaku