Mbrëmja e sotme dhe nga dita e nesërme deri të shtunën, do të ketë reshje shiu, ndërsa nga fillimi i javës tjetër do të ulen temperaturat deri në minus 5 gradë.
Paralajmërimi u dha nga meteorologia Tanja Porja: “Janë zbutur kushtet e motit shtohen vranësirat.
Gjatë mbrëmjes dhe natës presim reshje në veri dhe nga nesër reshjet zbresin drejt qendrës e jugut. Reshjet do të vijojnë deri mesditën e së shtunës.
Temperaturat të premten do të jenë 0-16 gradë. Rrebeshe afatshkurtra. Reshjet e dëborës do të lokalizohen në 900 metra lartësi.
E shtuna sjell rënie të theksuar të temperaturave. Reshje dëbore në zonën lindore.
Përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit të shtunën deri të dielën. Fundjava mjaft e ftohtë.
Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës termometri zbret në minus 5 gradë”, u shpreh Porja.
Por ditët e dimrit, sipas meteorologes do të jenë në fillim të javës tjetër që përkon edhe me krishtlindjet.
Porja paralajmëron reshje shiu dhe dëbore dhe ulje të temperaturave. termometri zbret në minus 5 gradë. Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës.
“E hëna, e marta dhe më pak e mërkura sjellin ditë të vërteta dimri. Reshje shiu në zonat e ulëta dhe bregdet.
Reshje bore në zonat malore. Të hënën e të martën rrezikohet edhe zona e ulët nga reshjet e dëborës. Java tjetër shi e dëborë”, paralajmëroi Porja.