Categories
Uncategorized

Meteorologia: Temperatura deri në -7 gradë, ja zona ku priten reshje dëbore

Këtë të mërkurë, meteorologia e njohur Tanja Porja, ka bërë parashikimin e kushteve atmosferike për ditën e sotme në Shqipëri, ku thekson se mëngjesi i sotëm ka nisur me 2 gradë më pak se një ditë më parë.

Sipas saj, termometri ka shkuar deri në -7 gradë celcius, në zonat malore veriore e verilindore.

Ajo shtoi gjithashtu, se në mesditë pritet një rritje e lehtë e temperaturave në të gjithë vendin dhe mot i kthjellët.

Sipas meteorologes, në pjesën e dytë të ditës, vranësirat do të shtohen vetëm në pjesën lindore të vendit, ku priten edhe flokë dëbore herë pas here.

“Mëngjesi i sotëm ka nisur me 2 gradë më pak.

Mjaft ftohtë është mëngjesi në të gjithë territorin shqiptar, ndërkohë që presim që në mesditë të kemi një rritje të lëhtë të temperaturave.

Kthjellime në pjesën e parë të ditës, vetëm momente të shkurtra me flokë dëbore në skajin verior dhe në zonat kufijtare veri-lindore.

Në pjesën e dytë të ditës në zonat lindore do të kemi shtim të vranësirave.

Teromometri ka shënuar -7 në veri dhe veri-lindje, ndërkohë kemi rreth -5 në zonat malore juglindore.

Era do të jetë e fortë në zonat veriore dhe verilindore të vendit dhe drejtimi i saj do të jetë verior dhe verilindor”, ka thënë meteorologia Tanja Porja.