Saturday, 13 June 2026
Gazeta Diaspora Lajme per shqiptaret kudo ne bote
Moti 23 Dec 2024 1 min lexim

Si do te jete moti gjate festavw te fundvitit? Meteorologu tregon detajet e motit

Redaksia 23 December 2024, 19:21 5,298 views
Si do te jete moti gjate festavw te fundvitit? Meteorologu tregon detajet e motit

Pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje dëbore.

Por ndryshe nga këto ditë, një lajm i mirë vjen për festat e fundvitit.

Meteorologu Akil Osmani, nga Meteoalb, shprehet se moti do jetë i qëndrueshëm dhe pa reshje.

Ai theksoi se gjatë festave do ketë rënie temperaturash.

Sipas tij, termometri do të shënojë vlerat minimale në zonat malore në 5 deri 6 gradë dhe maksimalja në 14 gradë Celsius

“Në fakt për festat e fundvitit sinjalet janë që të kemi mot të qëndrueshëm, por temperaturat e ajrit do jenë mjaft të ulëta.

Vlerat minimale do zbresin në -5 deri -6 gradë Celsius dhe maksimalja nga 13-14 gradë Celsius”, tha ai.