Categories
Uncategorized

Ulje e ndjeshme e temperaturave, meteorologu tregon se si do te jete moti kete jave

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, duke theksuar se temperaturat do të jenë shumë të ulëta në të gjithë territorin shqiptar.

“Ajo çfarë do të jetë më problematike gjatë kësaj jave janë temperaturat e ajrit.

Do të jenë mjaft të ulta në territorin tonë, duke bërë që në verilindje, të paktën deri ditën e mërkurë, vlerat minimale të zbresin deri në -10 gradë Celsius.

Ndërsa në zonat malore të juglindjes, temperaturat mund të arrijnë deri në -8 gradë Celsius”, tha Osmani.

Ai shtoi për Euronews se në ultësirën perëndimore, do të ketë gjithashtu temperatura të ulëta gjatë orëve të para të mëngjesit, ku minimumet do të jenë nga -1 deri në 5 gradë Celsius.

Përsa i përket mesditës të së hënës, Osmani theksoi se temperatura maksimale nuk do të kalojë 9 gradë Celsius në vijën bregdetare, ndërsa në zonat malore do të ketë temperatura rreth 0 apo -1 gradë Celsius.