Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për “Top Story”, një i afërm i këngëtares së njohur Parashqevia ndau disa detaje intriguese mbi bisedat me të, duke përmendur gjithashtu një ish-miss shqiptar.
Ky detaj ka ngjallur spekulime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, duke bërë që publiku të pyesë se për kë bëhet fjalë.
Sipas tij, Parashqevia e ka përmendur këtë miss në një moment vetmie, duke thënë se ndjehej si e kërcënuar.
“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova.
Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo,” u shpreh ai.
Ish-bashkëshorti i Parashqevisë, Robert Nolfe, i cili gjithashtu ishte pjesë e intervistës, mbështeti deklaratat e të afërmit të saj. Ai theksoi se njerëzit që e rrethonin Parashqevinë shpesh kërkonin të përfitonin prej saj dhe se suksesi i saj kishte ngjallur xhelozi dhe konflikte.
“Ajo çka pashë unë, mbështes atë që u tha. Kam qenë me të për shumë vite dhe e di çfarë thuhet. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptarë; ata prisnin të fitonin diçka, donin t’i prishnin reputacionin. Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov, mbase kjo ishte një lloj kërcënimi për jetën e saj,” tha Roberti.