Categories
Uncategorized

E moshuara Bukurie Hadroi nuk dorëzohet, siguron ushqim për familjen duke shitur banane

Kjo është Bukurie Hadroi 74-vjeç një grua që ka kaluar një jetë plot sfida, por që ka gjetur gjithmonë mënyra për të siguruar ushqim për familjes.

Që pasi u pushua nga puna në ‘97, ajo tregon se të ardhurat e familjes i fiton duke shitur banane.

E njohur nga të gjithë si nëna e Kombinatit, e moshuara është një figurë e njohur për të gjithë, për kujdesin dhe dashurinë që tregonte ndaj çdo personi që kalonte pranë tezgës së saj.

Ajo sot nuk ka një tezge të qëndrueshme ku mund të tregtojë, ndaj kërkon një vend ku të mund të vazhdojë aktivitetin e saj dhe të sigurojë jetesën për ata që ka pranë.

Kjo zonjë pavarësisht nga vitet dhe vështirësitë e shumta që ka kaluar, nuk ka hequr kurrë dorë për një jetë më të mirë.