Categories
Uncategorized

Kukës: Numërohen kutitë e para, si ndahen votat deri tani?

Ka nisur procesi i numërimit edhe në qarkun e Kukësit dhe nga kutia e parë e hapur, Partia Socialiste dhe kreu i saj, Edi Rama, dalin në avantazh të qartë ndaj opozitës.

Rezultatet nga kutia e parë në Kukës janë si më poshtë:

Partia Socialiste (PS): 76 vota

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 48 vota

Partia Socialdemokrate (PSD): 3 vota

Lëvizja Bashkë: 1 votë

PS ka një epërsi prej 28 votash në kutinë e parë kundrejt PD-ASHM, ndërsa pritet hapja e kutive të tjera për të kuptuar trendin e votës në këtë qark verior, i cili historikisht ka qenë një bastion i rëndësishëm për të dyja kampet politike.