Categories
Uncategorized

NIS NUMÈRIMI I VOTAVE NẼ QARKUN E KORÇES, DEL REZULTATI I KUTISË SẼ PARË

Procesi i numërimit të votave ka nisur para pak çastesh në qarkun e Korçës, ku janë në lojë 11 mandate për Kuvendin e Shqipërisë.

Numërimi ka filluar fillimisht në bashkinë e Pustecit, ndërkohë që paralelisht është hapur edhe procesi i shqyrtimit të zarfeve me vota të ardhura nga diaspora për këtë qark.

Nga kutia e parë e hapur në Pustec, Partia Socialiste ka dalë në avantazh me 130 vota, ndërsa koalicioni opozitar i Partisë Demokratike ka marrë 52 vota.

Ndërkohë, partitë e reja dhe alternativat politike kanë marrë këto rezultate:

– Partia “Mundësia” e Agron Shehajt – 3 vota

– Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) e Elena Kocaqit – 1 votë

– “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorrit – 1 votë

– Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt – 1 votë

Sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime për qarkun e Korçës ka qenë 42.16%.