Categories
Uncategorized

Voton 100-vjeçari në Tiranë, pas votimit deklaron: Kam votuar qe nga viti 1946

Një 100-vjeçar ka hedhur votën në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë.

Gjatë reagimit i moshuari deklaron se ka votuar prej vitit të largët 1946.

Një mesazh i qartë nga i moshuari për rininë e cila nuk duhet të jetë indiferente por duhet të marrë pjesë masivisht në ushtrimin e te drejtës se votës.

“Me numër si kam por kam votuar që në 1946 dhe deri sot. Sado e gjatë të jetë është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë qytetarët fleta e votimit.

Janë bërë zgjedhjet e para, 46, 50, 60 deri sot mund të kem votuar. Sa më shpejt është më mirë, çdo punë, sa më shpejt të jetë aq më e saktë është”, u shpreh i moshuarië.