Parashikimi i motit për fundjavën nga sinoptikania Tanja Porja.
Të njihemi me kushtet e motit që sjell kjo fundjavë.
E shtuna
Paraditja e së shtunës do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin, veçanërisht në jug. Në veri dhe pjesërisht në qendër, pritet sërish prezencë e reshjeve të dobëta. Në mesditë dhe pasdite vranësirat do të fuqizohen, duke sjellë rrebeshe të shkurtra në veri dhe në zonat lindore percjell shqiptari.net.
Temperaturat do të variojnë nga 7°C në zonat malore të veriut deri në 28°C në perëndim dhe në bregdet. Rënie e lehtë termike pritet në mëngjes dhe mesditë. Era do të fryjë mesatare deri e fortë në zonat detare, me drejtim nga veriu.
E diela
Dita e dielë sjell një rënie më të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Reshjet do të rikthehen kryesisht në zonat lindore dhe veriore, me reshje dëbore të mundshme në lartësitë mbi 2000 metra, vetëm në skajin verior. Temperaturat maksimale do të jenë rreth 26°C, ndërsa në zonat malore mund të zbresin më poshtë.
Vazhdimi i javës
E hëna dhe e marta do të jenë kryesisht pa reshje. Nga mesi i javës pritet rikthim i reshjeve të përkohshme në disa zona të vendit. Ndërkohë, temperaturat do të rriten ndjeshëm që nga e hëna, duke arritur deri në 30°C deri të enjten.