E diela dhe e hëna parashikohen të jenë ditët më të nxehta të gjysmës së parë të qershorit.
🌤️ Java tjetër: Mot i nxehtë me vranësira pasditeve
Nga e marta deri të enjten, temperaturat mbeten të larta, por me luhatje të vogla nga dita në ditë. Në këtë periudhë parashikohen edhe vranësira më të shpeshta gjatë pasditeve, veçanërisht në zonat verilindore dhe juglindore, ku nuk përjashtohen rrebeshet e shkurtra lokale.
Zonat më të prekura nga reshjet do të jenë:
Pogradec
Korçë
Ersekë
Pjesë të Përmetit dhe Gjirokastrës
Këto reshje do të jenë të lokalizuara dhe kryesisht në orët e pasdites.
🌡️ Vlera termike shumë të larta deri në mesjavë
Temperaturat pritet të qëndrojnë në vlerat 37-38°C deri ditën e hënë, për të pasuar më tej me një rënie të lehtë të tyre nga mesi i javës së ardhshme. Megjithatë, vlerat do të mbeten të larta për periudhën, si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit.
☀️ Për fundjavën: Diell dhe plazh, reshje thuajse zero
Për ditën e shtunë dhe të dielën, moti në të gjithë territorin shqiptar do të jetë i kthjellët dhe pa reshje. Bregdeti do të ofrojë kushte ideale për pushuesit, ndërsa në zonat lindore mund të ketë ndonjë vranësirë kalimtare, por pa ndikim në reshje.