Kjo javë është e nxehtë. Do të vazhdojë kështu?
Sipas sinoptikanes Anira Gjoni kjo javë pritet të jetë e nxehtë, me temperatura të larta dhe mungesë reshjesh.
Java nisi me një ditë të hënë shumë të nxehtë dhe temperaturat e larta do të pësojnë një rënie graduale gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme. Kur flasim për “rënie graduale”, bëhet fjalë për ulje prej 2-3 gradësh.
Pas datës 12 qershor, temperaturat pritet të zbresin me 2-3 gradë krahasuar me fundjavën e kaluar, që ishte jashtëzakonisht e nxehtë për standardet e muajit qershor.
Java në vazhdim, deri më 16 qershor, do të karakterizohet nga temperatura 3 deri në 6 gradë më të larta se mesatarja shumëvjeçare. Dy javët e fundit të qershorit (16-23 dhe 23-30) do të kenë vlera 1 deri në 3 gradë mbi normë – më të ulëta krahasuar me ditët e para të muajit, por përsëri mbi mesataren.
Në përgjithësi, kjo është një periudhë e nxehtë dhe tashmë e ndjejmë këtë ndryshim drastik, sidomos pas një pranvere të vonuar me shira dhe mot të paqëndrueshëm. Tani vera ka hyrë fuqishëm.
Temperaturat gjatë javës:
E mërkura (nesër):
Bregdet: minimale 19°C, maksimale 29°C
Zona të ulëta: minimale 16°C, maksimale 32°C
Zona malore: minimale 14°C, maksimale 28°C
Të hënën, temperaturat maksimale në zonat e ulëta arritën deri në 37°C. Këto janë vlerat që maten në kushte teknike, ndërkohë që ndjesia reale për qytetarët është edhe më e lartë.
E enjtja:
Pritet rritje me 2 gradë krahasuar me të mërkurën. Temperaturat maksimale në zonat e ulëta pritet të jenë deri në 34°C. Ky nivel do të vazhdojë edhe të premten dhe të shtunën.
Pra, nuk pritet të rikthehen temperaturat ekstreme të fundjavës së kaluar, por gjithsesi do të mbetemi në kufij të lartë. Kur u përmend “zbritje graduale”, nuk nënkuptohet freskim i ndjeshëm – nga 37°C të hënën, të martën pritet të zbresë në 33°C në Tiranë dhe në zonat e ulëta, ndërsa të mërkurën rreth 32°C.
Temperaturat minimale gjatë natës:
Të mërkurën: në zonat e ulëta, minimale rreth 16°C
Të enjten: deri në 18°C
Të premten: rreth 17°C
Temperatura të larta edhe gjatë natës janë shqetësuese, por të pritshme për stinën e verës.
Rreziku për zjarre në pyje:
Temperaturat e larta, mungesa e reshjeve dhe era janë faktorë që rrisin rrezikun për zjarre. Duhet pasur kujdes, pasi kushtet janë shumë të favorshme për shpërthim dhe përhapje të vatrave të reja zjarri. Edhe pse këtë javë nuk pritet të ketë erë të fortë, ajo mund të ndikojë në përhapjen e flakëve dhe mund të ndikojë në pushime, sidomos në zonat bregdetare.
Reshjet:
Kjo javë dhe java që vjen do të jenë pa reshje. Ka një mundësi që në javën e fundit të qershorit (nga data 23 deri më 30) të kemi reshje të dobëta dhe lokale, por është ende herët për të dhënë detaje.
Kujdes:
Personat që nuk e përballojnë mirë të nxehtin duhet të shmangin daljet gjatë orëve të pikut. Temperaturat janë të larta dhe kërkohet kujdes i shtuar, sidomos në zonat me rrezik për zjarre. Shpresojmë që bashkitë dhe autoritetet të kenë marrë masat e nevojshme për parandalimin e ngjarjeve të tilla.
Tirana po boshatiset, shkollat janë drejt fundit, dhe dita-ditës do të kemi më shumë lëvizje drejt bregdetit dhe zonave malore. Prandaj, përgatituni për ditë të nxehta dhe mot tipik vere.