Categories
Uncategorized

Temperatura deri në 40 gradë celcius! Vendet e Ballkanit përballen me kushte atmosferike ‘përvëluese’

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë në afër 40 gradë Celcius.

E bëra këtë 2 herë dhe nuk më dhembin më gjunjët

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëroi dje pwr për temperatura ekstreme deri në 40°C në ditët në vijim, duke shtuar rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.

Qytetarëve, veçanërisht të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore, u kërkohet të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe të tregojnë kujdes me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Çdo rast zjarri të raportohet menjëherë në numrat 128 ose 112. Respektimi i masave parandaluese është thelbësor për sigurinë e jetës, pronës dhe natyrës, thotë njoftimi i AKMC-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.

IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të shmangin daljet jashtë dhe të mos kryejnë aktivitete të rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës.

“Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit”, thuhet në një nga rekomandimet që IKSHPK-ja ka publikuar në rrjetet sociale.

Ndërkaq, zjarrfikësit në mbarë Ballkanin po përballen me paralajmërime për më shumë vatra zjarri, teksa është intensifikuar vala e nxehtësisë.

Zjarret veçse përfshin disa shtëpi në jug të Kroacisë gjatë fundjavës, ndërkaq zjarrfikësit në Shqipëri arritën të mërkurën që të vinin nën kontroll dhjetëra vatra zjarri.

Disa shtete në Ballkan presin që temperaturat të jenë afër 40 gradë Celsius të enjten.

Në Kroaci, ku disa zona ende po përballen me pasojat e zjarreve dhe banorët janë detyruar të evakuohen gjatë fundjavës, zjarrfikësit kanë paralajmëruar për rrezik nga zjarret në mbarë vendin gjatë së enjtes.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të kontribuojnë në siguri përmes sjelljes së përgjegjshme”, tha shërbimi i zjarrfikësve përmes një deklarate.
Nga kryeqyteti Zagreb në veri, deri në Dalmaci në jug, disa rajone do të jenë në nivelin më të lartë të paralajmërimit për rrezik nga zjarret dhe për probleme shëndetësore për banorët nga i nxehti, thanë autoritetet.

Dhe, në Serbi po ashtu janë lëshuar paralajmërime për shkak të temperaturave ekstreme, teksa të mërkurën në Beograd temperaturat arritën në 38 gradë, ndërkaq një ditë më vonë ato pritet të jenë 39 gradë Celsius.