Categories
Uncategorized

Mos hidhni kimikate qe u demtojne shendetin: Hidheni kete perberje neper cepat e shtepise dhe shpetoni nga buburrecat

Buburrecat janë insekte të neveritshme, ose thënë më mirë ato që shkatërrojnë shtëpinë, veçanërisht vendet e errëta dhe ato të ngrohta.

Ka shumë mënyra të ndryshme që ju mund të shpëtoni prej buburrecave.

Problemi është se shumica e produkteve të krijuara posaçërisht për t’i shkatërruar ato përmbajnë shumë kimikate.

Këto janë shumë të rrezikshme për ju dhe shëndetin e fëmijëve tuaj.

Kështu, nëse dëshironi një metodë e cila i zhduk ato sa hap e mbyll sytë dhe pa ju dëmtuar shëndetin, ne kemi një zgjidhje fantastike.

Përbërësit:

1 qepë

1 lugë çaji sodë buke

Përgatitja:

Prejeni qepën imët dhe hidhni më pas në të sodën e bukës. Përziejini mirë derisa përbërësit të kombinohen me njëri-tjetrin.

Vendosni përzierjen në qoshet e shtëpisë tuaj dhe në banjo. Të nesërmen të gjithë buburrecat do të kenë ngordhur.

Përsëriteni këtë proces çdo ditë derisa të zhdukni çdo insekt nga shtëpia juaj.