Categories
Uncategorized

4 rastet kur duhet te keni kujdes kur konsumoni hurma

Tani është stina e hurmave. Përmbajnë vlera ushqyese fantastike.

Po kur nuk duhet të hani hurmë:

❌ Mos konsumoni hurma me stomakun bosh

Kur jemi të uritur stomaku sekreton më shumë acide të tretjes.

Hurma ka disa substanca që nëse bashkohen me acidet e stomakut mund të formojnë gurë, ulçer, gjakderdhje dhe probleme të tjera serioze në stomak.

❌ Mos konsumoni shumë hurma në të njëjtën kohë

Hurma përmban shumë karbohidrate. Konsumi i tyre në sasi të lartë shkakton ndikime negative për dhëmbët, nivelin e sheqerit në gjak, por edhe tek oreksi ynë.

Përveç kësaj, tanina tek hurma mund të ndikojë në përthithjen e elementeve si kalciumi e magnezi.

❌ Nuk duhet të konsumoni hurma së bashku me fruta deti

Tanina tek hurma mund të bashkohen me proteinë, kalcium, duke formuar një mbetje në stomak.

Kjo përbërje stimulon organet e tretjes si stomak, zorrë etj dhe shkakton kapsllëk dhe fenomene të tjera.

❌ Konsumojini Hurmat pa lëkurë

Disa prej nesh parapëlqejnë konsumin e hurmës me lëkurë. Por, lëkura e saj ka shumë taninë dhe mund të krijojë probleme në stomak. Prandaj këshillohet ta heqja e lëkurës.