Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë vendim që të ndalojnë qarkullimin në rrugë të monopatinave elektrike për shkak të shtimit të aksidenteve.
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu:
Kemi marrë një sërë ankesat nga qytetarët rreth rrezikut që monopatinat përfaqësojnë, sidomos për të miturit dhe të moshuarit që lëvizin në rrugë, por dhe vetë përdoruesit.
I kam kërkuar Policisë së Shtetit, të pezullohet përkohësisht lëvizja e monopatinave elektrike.
Të gjitha ata që e shohin monopatinën elektrikë si një mënyrë biznesi për dhënien me qira, ta kenë të qartë të mos investojnë.
Lejimi, pas përfundimit të këtej procesi, do të jetë i vlefshëm për përdorim vetjak.
Do hartojmë rregulla të qarta për të gjithë, do qartësojmë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdorë, kriteret e moshës së përdorimit, po ashtu masat mbrojtëse, ndriçimi dhe shpëjtësia e lejuar.