Categories
Uncategorized

Rikthehen rrebeshet! Ditët kur duhet të kemi kujdes sipas meteorologes

Java që sapo ka nisur do të jetë kryesisht e qetë dhe me pak luhatje atmosferike.

Sipas meteorologes së MeteoAlb, Lajda Porja, gjatë këtyre ditëve pritet një mot tipik vjeshte, me kthjellime, diell dhe vetëm reshje të izoluara në disa zona malore.

Sot dhe nesër, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të lehta kalimtare.

Temperaturat minimale do të luhaten rreth 5°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 26°C, kryesisht në qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Në zonat malore pritet që termometri të mos kalojë 22°C.

E mërkura do të sjellë shtim të vranësirave, me reshje të pakta vetëm në zonat malore.

Nga e enjtja, reshjet do të shtrihen pjesërisht në jug dhe juglindje, por pa shkaktuar situata problematike.

Fundjava do të jetë më e qëndrueshme, me kthjellime dhe momente të shkurtra me pika shiu në disa zona qendrore.

Temperaturat përgjatë gjithë javës do të mbeten të larta për periudhën, me diferenca shumë të vogla nga dita në ditë.

Minimalet do të jenë 5–6°C dhe maksimalet rreth 25–26°C, duke bërë që kjo javë të jetë ndër më të ngrohtat që mund të kujtojmë për një tetor.

Në rajon, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë një tablo të ngjashme.

Fillimi i javës me diell dhe kthjellime, ndërsa nga e mërkura priten reshje të lehta, kryesisht në jug dhe perëndim të Kosovës, si dhe në pjesën jugore të Maqedonisë.

Temperaturat do të variojnë nga 3–4°C minimalja deri në 20–21°C maksimalja.

Meteorologët parashikojnë që kjo javë të kalojë pa probleme të motit, ndërsa fillimi i javës tjetër mund të sjellë një sistem të ri reshjesh më të dendura.

Deri atëherë, java mbetet perfekte për udhëtime, punë në terren dhe shëtitje në ajër të pastër.